Policia e Shtetit në Shqipëri ka njoftuar sot kapjen e dy vëllezërve, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të mbetur në tentativë.
Dy vëllezërit, E.K., 37 vjeç, and M.K.,41 vjeç, janë kapur në qytetin Valencia të Spanjës, pas një operacioni të koordinuar midis autoriteteve shqiptare dhe spanjolle dhe me Interpolin e të dy vendeve.
“Vijon bashkëpunimi i ngushtë i strukturave të Policisë së Shtetit me homologët, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar”, ka shtuar policia.
“Për të dy vëllezërit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim”, e mbetur në tentativë dhe “Prodhim e mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake”, ka sqaruar policia.
/abc24.al/