Në kërkim ndërkombëtar për trafikim automjetesh, 53-vjeçari kapet në Morinë

0
Gjigandi

Një 53-vjeçar është arrestuar në Kukës, pasi rezultonte i shpallur në kërkim për trafikim automjetesh.

Mësohet se shtetasi Blerim Bekqeli është dënuar me 5 vite burgim nga Gjykata për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.

Njoftimi i policisë:

Në PKK Morinë, në dalje të RSH, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me homologët kosovarë, si rezultat i kontrolleve me përzgjedhje, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Blerim Bekqeli, 53 vjeç, banues në Pejë, Kosovë.

RonaTyra

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim nga Komisariati i Policisë Tropojë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tropojë e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”. Në vitin 2009, 53-vjeçari ka trafikuar një automjet të vjedhur në Serbi dhe ia ka shitur atë një shtetasi tjetër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu