Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, feston sot (e enjte) ditëlindjen e 28-të.
Ajo me këtë rast ka vendosur të bëj një dhuratë për fansat dhe për të gjithë admiruesit e muzikës së saj duke sjell një këngë të re.
Bëhet fjalë për një projekt muzikor të quajtur “Vonë”, të cilin e ka shoqëruar edhe me klip.
Foto: Screenshot/YouTube
Teksti është shkruar nga Elinel, kurse për muzikën dhe producimin u kujdes Bigdeal Records.
Këta të fundit e kanë bërë edhe miksimin, masterizimin dhe producimin e kësaj kënge.
“Vajza e ditëlindjes, 28”, ka shkruar ajo në një postim të shpërndarë në rrjete sociale.
Kënga tashmë gjendet e plotë në YouTube me lëvizjet atraktive të Ramosajt që kanë marrë vëmendje të madhe.
/abc24.al/