Në çfarë moshe mund të lahen vetëm fëmijët?

0
Gjigandi

Larja është një proces i këndshëm për fëmijët që në moshë shumë të vogël pasi për ata është i njohur nga barku i nënës së tyre.

Madje shumë prej tyre kërkojnë relativisht herët të bëjnë dush vetë, por ajo që prindërit duhet të sigurojnë është që fëmija i tyre të mos rrezikojë të rrëshqasë apo të digjet nga uji i nxehtë, ndaj duhet të jenë vazhdimisht nën mbikëqyrjen e tyre.

Nga mosha 5-6 vjeç fëmija mund të provojë të lahet vetëm por ekspertët këshillojnë prindërit që të mos i lënë kurrë pa mbikëqyrje gjatë kësaj. Kështu ata mund ta lënë të lahet vetë, por me praninë e tyre në banjë, duke e drejtuar por jo duke e ndihmuar.

Në të njëjtën kohë, ata duhet t’u japin gradualisht udhëzime fëmijëve se si mund të lahen në mënyrë të sigurt, si duhet të lahen, sa shampo të përdorin. Kështu, duke u rritur ata do të fitojnë njohuri dhe do të kuptojnë se sa e lehtë është të bësh një aksident në tualet nëse nuk janë të kujdesshëm. Me kalimin e kohës, prindi duhet ta lërë fëmijën vetëm në tualet për pak kohë dhe të shkojë përpara e me radhë për ta mbikëqyrur derisa të sigurohet se është i sigurt.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu