290 rrufe për 10 minuta ka regjistruar Shërbimi Meteorologjik Ushtarak mbrëmjen e djeshme. Siç shihet edhe në hartë, pjesa më e madhe e rrufeve janë regjistruar në rajonin e Shqipërisë së mesme, kryesisht në Tiranë dhe zonat përreth.
E gjithë mbrëmja e së hënës dhe mëngjesi i së martës kanë qenë të dominuara nga reshjet e shiut në formën e shtrëngatave e stuhive.
Përmbytje janë regjistruar në disa zonë, kryesisht në Fushë Krujë, Laç, por edhe në Tiranë.