Faza finale e këtij edicioni në Ligën e Kampionëve do të zhvillohet në Lisbonë, shkruan e përditshmja gjermane “Bild”.
Kriza e shkaktuar nga pandemia COVID-19, që ka ndikuar në pezullimin e garës, ka bërë që UEFA ta rishikojë vendimin për mbajtjen e finales në Turqi, me qytetin e Stambollit që ka shprehur pak interesim për mbajtjen e finales pa shikues.
Në Lisbonë nuk do të luhet vetëm finalja, por edhe ndeshjet gjysmëfinale, që do të zhvillohen me nga një ndeshje, transmeton “zëri.info”.
UEFA do ta njoftojë zyrtarisht vendimin më 17 qershor.
Krahas Lisbonës, një qytet gjerman dhe Moska janë gjithashtu në garë, por kryeqyteti rus menjëherë është lënë anash nga UEFA për shkak të numrit të madh të të prekurve me koronavirusi në këtë vend.