Ndodh në Tepelenë/ ‘Prona është e jona’, pesë persona nxjerrin në rrugë motrat

0
Gjigandi

Pesë persona janë proceduar penalisht në Tepelenë, pasi hynë me dhunë në banesën e një shtetase.

Shtetasit me iniciale G. L., 50-vjeçe, Sh. G., 59-vjeçe, banuese në Tepelenë dhe V. C., 60-vjeçe, A. G., 34-vjeç e A. I., 42-vjeçe akuzohen për veprat penale “Dhunimi i banesës”, “Vetëgjyqësia” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

Mësohet se këta shtetas kanë hyrë me dhunë në banesën ku aktualisht banon shtetasja me iniciale A. H., 58-vjeçe dhe e kanë nxjerrë atë me dhunë nga banesa, për të cilën pretendojnë se është në pronësi të tyre.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprat penale “Dhunimi i banesës”, “Vetëgjyqësia” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”, në ngarkim të shtetasve G. L., 50 vjeçe, Sh. G., 59 vjeçe, banuese në Tepelenë dhe V. C., 60 vjeçe, A. G., 34 vjeç e A. I., 42 vjeçe, banues në Tiranë.

RonaTyra

Këta shtetas, më datën 18.08.2022, në fshatin Progonat, Tepelenë, kanë hyrë me dhunë në banesën ku aktualisht banon shtetasja A. H., 58 vjeçe dhe e kanë nxjerrë atë me dhunë nga banesa, për të cilën 5 shtetasit pretendojnë se është në pronësi të tyre. Për pasojë, është dëmtuar në dorë shtetasja V. D. (motra e shtetases A. H.)

Nga veprimet hetimore rezultoi se këta shtetas janë aktualisht në proces gjyqësor, për pronësinë mbi banesën.

Materialet në ngarkim të 5 shtetasve i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu