Ndërron jetë kreatori i GIF-it, Stephen Wilhite

0
Ndërron jetë kreatori i GIF-it, Stephen Wilhite
Gjigandi

Stephen Wilhite, 74-vjeç, i njohur si ideatori i GIF-it, ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit me COVID-19.

Informacionin për vdekjen e tij e ka konfirmuar gruaja e tij Kathaleen.

Momentet e fundit të jetës i ka kaluar i rrethuar nga familjarët, kurse deri në fund të jetës mbeti modest dhe njeri i mirë – pavarësisht të arriturave të mëdha.

Wilhite ka punuar në GIF – përkatësisht Grasphics Interchange Format, që tani përdoret gjatë bisedave nëpër rrjete sociale.

Gjatë viteve të 80-ta punoi në Compuserve, ndërsa u pensionua në fillim të vitit 2000. Kohën e lirë e kalonte duke udhëtuar dhe krijonte modele të ndryshme për trena në bodrumin e tij.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu