Koreja e Veriut ka ndërprerë të gjitha linjat e komunikimit me Korenë e Jugut duke përfshirë edhe linjën telefonike mes liderëve të dy vendeve.
Koreja e Veriut deklaroi se ky është ndër veprimet e para të ndërmarra duke e quajtur Korenë e Jugut ‘armik’, shkruan BBC.
Thirrjet ditore, të cilat janë bërë në një zyrë ndërlidhëse të vendosur në qytetin kufitar të Koresë së Veriut, Kaesong, do të ndalen që të martën. Të dy shtetet kishin ngritur zyrën ndërlidhëse për të ulur tensionet pas bisedimeve në vitin 2018.
Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut teknikisht janë ende në luftë sepse nuk u arrit asnjë marrëveshje paqeje kur lufta Koreane përfundoi në 1953.
Burimi: top-channel.tv