Napoli ultimatum sulmuesit polak: Rinovo kontratën ose largohu!
Napoli i vendos ultimatum, Arkadiuz Milik, përsa i takon të ardhmes së tij. Drejtori sportiv i të kaltërve, Giuntoli i ka komunikuar futbollistit të marrë një vendim sa më parë.
Në rast se polaku, që ndiqet nga shumë skuadra të tjera, vendos të mos rinovojë kontratën, e vetmja alternative mbetet largimi i tij gjatë verës, pasi të kaltrit nuk duan të mbajnë një lojtarë kontrata e të cilit skadon në 2021-shin, pasi nuk dëshirojnë të rrezikojnë ta humbasin 26-vjeçarin me parametra zero verën e ardhshme.