Nadal, Ronaldo, Figo.; Ancelotti e feston titullin kampion me figura të shquara madrilene

0
Nadal, Ronaldo, Figo.; Ancelotti e feston titullin kampion me figura të shquara madrilene
Gjigandi

Real Madridi arriti të bëhej kampion i La Liga-s pas fitores së fundit kundër Espanyol. Rezultati i lejoi të besuarit e Carlo Ancelottit të fillonin festimet në fushë, përpara se të hipnin në autobus për ta ndarë gëzimin e triumfit me tifozët në “Cibeles”.

Por vetëm një ditë pas ceremonisë së titullit të 35-të të “Los Blancos”, trajneri italian ka dashur ta zgjasë festën së bashku me disa personalitete të botës së sportit, shumë prej të cilëve edhe të të bardhëve.

Në shtëpinë e Dr.Ángel Martín, themeluesit dhe drejtorit të “Clínica Menorca”, tekniku takoi figura të shquara si Ronaldo Nazario, Luis Figo, Fernando Hierro dhe Míchel González. Së bashku me ta ka shijuar një mbrëmje të këndshme, i shoqëruar edhe nga disa tenistë, shumë prej tyre madridistë të njohur si Rafa Nadal.

Në një foto të publikuar nga Ángel Martín në rrjetet e tij sociale, shihet një tavolinë që merr frymë “madridismo” në të katër anët, në të cilën pozojnë të buzëqeshur vetë Ancelotti, Rafa Nadal, Ronaldo, Luis Figo dhe Fernando Hierro.

I pranishëm ishte edhe trajneri i Nadalit, Carlos Moyá, si dhe Marc López dhe disa anëtarë të ekipit të tij.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu