Muzikanti dhe aktori Dominic Fike fantazon për Amber Heard duke e rrahur: Kjo më ngazëllen

0
Muzikanti dhe aktori Dominic Fike fantazon për Amber Heard duke e rrahur: Kjo më ngazëllen
Gjigandi

Dominic Fike në një performancë të fundit ndau vizionin e tij për Amber Heard, ish-bashkëshorten e Johnny Depp, me të cilën kanë qenë në qendër të vëmendjes muajin e fundit për gjyqin e tyre.

Muzikanti dhe ylli i serialit të njohur “Euphoria”, u ndal papritur teksa performonte në Universitetin Northëester dhe vendosi të “hapte shpirtin e tij”, kurse ajo që tha i habiti shumë.

Për arsye të panjohura, e përmendi aktoren Heard dhe duke deklaruar se është e bukur, ai tha: “Unë thjesht do ta them. Do të jem i sinqertë me ju. E di që nuk është një mendim popullor, por burrë, unë kam vizione për të”.

Dominic Fike describes fantasizing about being abused by Amber Heard at a recent show:

“I’m gonna be real with y’all. I actually think Amber Heard is hot. But I’ve been having these visions of her [where] she’s beating me up. I think it’s hot.” pic.twitter.com/1YbNED80hz

RonaTyra

– Pop Crave (@PopCrave) May 26, 2022

Tutje shpjegoi se si fantazon që Amber ta “rrahë” atë, gjë që i duket “eksituese”. Videoja me këto pohime u shpërnda shumë shpejt në rrjetet sociale dhe për shumëkënd nuk ishte e qartë pse këngëtari “nuk e ruajti një gjë të tillë për vete”, ndaj e shoqëruan me fishkëllima.

Ndër të tjera, përdoruesit kanë shkruar se deklarata e tij mund të interpretohet si “romantizim i dhunës në familje”, por edhe se kjo është e çuditshme të thuhet për një “abuzuese/viktimë të mundshme”.

Në ndërkohë, kur bëhet fjalë për gjyqin, ekipet ligjore të Heard dhe Depp dhanë fjalët e tyre përfundimtare të premten. Aktorja zbuloi gjithashtu se fansat e Deppit e kërcënojnë vazhdimisht. /

abc24.al

/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu