Vedat Muriqi nuk është larguar ende nga Fenerbahçe, por diçka e tillë pritet të ndodhë shumë shpejt. Shqiptari i Kosovës pritet të largohet në verë dhe drejtuesit e klubit turk kanë nisur të gjejnë emrin që pritet ta zëvendësojë.
Emri që është futur në listën e dëshirave të klubit është Ali Sowe. Ish-lojtari i Skënderbeut ka bërë mirë me CSKA Sofian pasi në 24 ndeshje ka shënuar 9 gola në kampionat. Gambiani mund të largohet nga skuadra bullgare dhe t’u bashkohet turqve.
Fenerbahçe mund të bëjë një tjetët investim si bast pas Muriqit.
Sowe luajti një sezon në Superiore dhe në 33 ndeshje realizoi 21 gola me skuadrën korçare. Aty më pas u transferua në Bullgari ku pati dhe shpërthimin e tij.