Nga studimet e kryera, ka rezultuar së më shumë se 10% e popullësisë në përgjithësi ka mungesë vitaminash apo dhe minteralesh që janë të rëndësishme për funksionimin e trupit dhe trurit. Më të rriskuar nga këto mungesa vitaminash janë të moshuarit, fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna që të tilla mungesa u shkaktojnë një sërë problemesh shëndetësore. Ky artikull liston 4 shenjat kryesore që jep trupi kur vitaminat dhe mineralet trupore nuk janë në nivelin optimal:
Floku i brishtë: Shëndeti i flokut është një tregues i mungesës së lëndëve ushqyese në organizëm. Mungesa e proteinave apo e hekurit e bën flokun të dobët, të brishtë dhe të thatë. Për të nxitur rritjen e tij këshillohet konsumimi i ushqimeve që kanë në përbërje të tyre hekurin, provoni të konsumoni kivi, pasi ky frut përmban vitaminën C dhe E, të cilat të kombinuara me njëra-tjetrën rrisin aftësinë e organizmit për të përthithur hekurin nga ushqimet që konsumohen.
Diarre: Konsumimi i çajit apo ujit midis vakteve mund të lehtësojë simptomat, por është shumë e rëndësishme që të shmangni konsumin e alkolit, pijeve me gaz dhe ushqimeve me yndyrë, kjo derisa të lehtësoheni nga këto simptoma.
Dobësim i kockave: Dobësimi i kockave tregon se nuk po merrni sasinë e nevojshme të kalciumit. Kjo gjendje mund të ndryshojë nëse ju filloni të konsumoni ushqime të cilat kanë në përmbajtjen e tyre pikërisht këtë lëndë. Këshillohet që në të tilla raste të rrisni konsumin e perimeve, veçanërisht të atyre në ngjyrë të gjelbër, kjo pasi kalciumi i gjendur në to përthithet më lehtë nga organizmi, sesa kalciumiu që gjendet në nënproduktet e qumështit.
Tensioni i lartë: Shkaqet e tensionit të lartë janë të shumta dhe variojnë nga pirja e duhanit dhe konsumimi i ushqimeve me shumë kripë, deri te obeziteti, stresi apo edhe thjesht për shkak të moshës. Por një shkaktar tjetër i tij është edhe mungesa e kaliumit, një mineral që ndihmon në qetësimin e enëve të gjakut. Për të rritur sasinë e kaliumit në organizëm këshillohet që të konsumoni një banane çdo mëngjes ose të konsumoni një patate të pjekur për vaktin e drekës./ Fox News