Artistët e njohur shqiptarë, Mozzik, Tayna dhe Butrint Imeri, kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor.
Treshja e famshme e estradës lajmin e kanë shpërndarë me ndjekësit në llogaritë e tyre personale Instagram.
Ky do të jetë dueti i tyre i parë, i cili besohet që do të na shoqërojë gjatë gjithë verës.
“Vendosni rripat e sigurimit”, ka qenë përshkrimi që Gramos Aliu (emri i vërtetë) ia ka vënë fotografisë krahas tyre.
Të shumta kanë qenë reagimet në rrjet, me fansat e të cilëve mezi po presin për këtë bashkëpunim.
Foto: Screenshot/Instagram
Megjithatë, ata nuk kanë zbuluar se kur saktësisht vjen ky projekt – datën e saktë të lansimit.
Sidoqoftë, të njëjtit po vazhdojnë të shijojnë sukseset e projekteve të tyre paraprake.
/abc24.al/
Foto: Screenshot/Instagram