Sulmuesi nga Kosova pëlqehet nga trajneri i Tottenhamit, i cili e sheh 25 vjeçarin si alternativë të Harry Kanet
Jose Mourinho nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Vedat Muriqi.
Trajneri portugez e do sulmuesin kosovar në Tottenham.
“Special One” e sheh 25 vjeçarin si alternativë ideale të sulmuesit kryesor, Harry Kane.
Oferta e parë e “Spurs” për përfaqësuesin kosovar prej 5 milionë eurosh do të refuzohet gjithsesi nga Fenerbahçe.
Klubi turk i do së paku 20 milionë euro për sulmuesin e rrezikshëm.
Muriqi ka shfaqur formë të shkëlqyeshme këtë sezon deri tash duke i realizuar 15 gola dhe duke i dhuruar 6 asistime në 28 ndeshje.
Nënkampioni aktual evropian ndërkohë përballet me një konkurrencë të fortë për prizrenasin.
Muriqin e duan edhe klubet tjera angleze si Manchester United, Newcastle United, Leicester City, Leeds United, West Bromwich Albion, Burnley e Brighton.
Gjithashtu, mediumi turk “Aspor” njofton se ish-futbollistin e Rizesporit e pëlqejnë edhe Lazio e Napoli në Itali.
Muriqi ka kontratë me Fenerbahçen deri në vitin 2023.