Motrat Hadid marrin gjithë vëmendjen me paraqitjen e tyre në Javën e Modës në Milano

0
Motrat Hadid marrin gjithë vëmendjen me paraqitjen e tyre në Javën e Modës në Milano
Gjigandi

Motrat supermodele treguan shijet e tyre të modës në pasarelën e Javës së Modës në Milano.

Dhe Gigi dhe Bella Hadid morën gjithë vëmendjen e shfaqjes, teksa u ngjitën në pasarelë për shfaqjen e markës “Moschino” në qytetin italian të modës të enjten, shkruan DailyMail.

Duke u dukur thjesht sensacionale, motrat dukeshin tejet mahnitëse me veshjet e tyre, teksa të dyja ishin veshur me fustane të ndryshme.

Bella veshi një fustan të gjatë me material prej sateni, teksa po ecte në pasarelë me doreza që i vinin deri te shpatullat.

RonaTyra

Ajo i mbante flokët e saj brune në një stil topuzi të ngritura lart, ndërsa dukej tejet elegante në këtë paraqitje.

Duke u ndalur për të marrë një pozë të zjarrtë, ajo shikoi mbi supe dhe vendosi duart mbi ijet e saj, ndërsa i hodhi një vështrim publikut.

Pasi fustanit të zi, Bella doli në pistë me një fustan të stilit midi, me një të çarë te pjesa e gjoksit.

Fustani i saj i dytë ishte i dizajnuar me elemente ari të qepura me fije ari.

Me të njëjtin dizajn ishin edhe takat e saj, ndërkohë që ajo mbante edhe një çantë të zezë lëkure në pistë.

Bella gjithashtu mbante një palë vathë të zinj dhe ari për të kompletuar pamjen e saj shik.

E ndjekur nga afër nga motra e saj, Gigi, kishte veshur një fustan floriri shumë më dramatik në të kompletuar me një fund voluminoz me material prej tyli.

Fustani i saj kishte rreth krahëve me disa gjethe ngjyrë ari, teksa e gjithë veshja ishte kombinuar me doreza nga i njëjti material.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu