Motra e Icardit në ‘shok’ pas operacionit estetik në fytyrë

0
Motra e Icardit në ‘shok’ pas operacionit estetik në fytyrë
Gjigandi

Fytyra e Ivana Icardit, motrës së ish-kapitenit të Interit, ka ndryshuar shumë. Ndikuesja dhe motra e Mauro Icardit, sot lojtar i PSG-së, vendosi t’i nënshtrohej një operacioni për të korrigjuar pamjen e hundës.

Në këtë mënyrë synoi të korigjonte devijimin e septumit të organit nuahtës që po ndikonte ndjeshëm në frymëmarrjen e saj. Madje, ajo kishte shumë frikë se imazhi i fytyrës i ishte ndryshuar shumë dhe e vërteta është se pritshmëritë e saj janë realizuar.

“Sa e çuditshme dukem”, – vuri në dukje ajo pasi e pa veten në fillim. Gjumi i munguar, kurat e përditshme dhe një fytyrë krejtësisht e fryrë dhe e mavijosur janë vetëm disa nga detajet që influencuesja ka ndarë përmes rrjeteve sociale: “Ngrënia e ushqimit është e tmerrshme, sepse nuk mund ta hap shumë gojën”.

Para fytyrës së të resë dukshëm të frikësuar, doktori i kujtoi se ajo ishte ende shumë e fryrë dhe rezultatin përfundimtar do ta shohë në muajt në vijim. Ivana është kthyer në shtëpinë e saj dhe tashmë ka deklaruar se është “e lumtur”, pasi ashtu siç ka dashur, pamja e hundës nuk i është ndryshuar.

“E shoh kaq drejt dhe kaq mirë hundën. Frymëmarrja është shumë më e mirë, m’u rikthye cilësia e jetës”, – deklaroi ajo. E vërteta është se Ivana Icardi ka kaluar periudha të vështira kohët e fundit.

RonaTyra

Në muajin mars deklaroi se po ndahej nga Hugo Sierra me të cilin ka një vajzë: “Para disa ditësh unë dhe Hugo kemi vendosur të ndahemi. Prandaj nuk jemi shfaqur bashkë në përvjetorin tonë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu