Një 45-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të ndodhur mesditën e sotme në Shkozë, Tiranë.
Policia bën me dije se një motomjet me drejtues ende të paidentifikuar, rreth 45 vjeç, është përplasur me autobusin e linjës së Shkozës, me drejtues shtetasin H. T., 60 vjeç.
Si pasojë e aksidentit drejtuesi i motomjetit, ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.