Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se dita e diele do të karakterizohet me mot të qëndrueshëm, kryesisht me diell dhe vranësira të pakta rrëzë relievit malor.
Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.
Maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-24 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.