Moti i keq dhe era e fortë ka shkaktuar disa dëme materiale edhe në qytetin e Fierit.
Konkretisht në stadiumin ‘Loni Papuçiu’ për shkak të erës janë rrëzuar tendat e tribunës qendrore.
Siç duket edhe nga pamjet tenda është rrëzuar në pjesën e jashtme në rrugën që të çon drejt hyrjes së stadiumit.
Fatmirësisht në momentin e rrëzimit të tyre nuk ka pasur persona afër.