Moti i keq në Lezhë dhe Shkodër, kreu i Emergjencave: Përroi i Manatisë në gjendje kritike, Buna në nivel maksimal!

0
Gjigandi

Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako ka dhënë detaje lidhur me situatën e përmbytjeve në Lezhë dhe Shkodër. Çako tha se problematike paraqitet situata tek përroi i Manatisë. Po ashtu theksoi se situate në qarkun e Lezhës është në kontroll dhe se të gjitha mjetet janë në terren.

Çako u shpreh se pjesa e Obotit, Oblikës si edhe Bushatit në Shkodër kanë probleme nga vërshimi i ujit. Më tej ai sqaroi se nuk ka vend për panik, pasi ekipet e emergjencës ndodhen në terren për të monitoruar situatën.

“Për fat të mirë nuk ka familje të përmbytura, nuk ka prezencë uji në banesa. Ka në disa rrugë në qytetin e Lezhës dhe shpresoj që niveli i ujit të tërhiqet. Të gjitha strukturat operacionale janë në gatishmëri dhe ditën e nesërme pritet intensitet i shtuar i reshjeve. Rruga Lezhë Milot është e aksesueshme, një lagje në pjesën lindore ishte një rrugë të kufizuar për shkak të prezencës së ujit nga Përroi i Manatisë. Ka nivel të shtuar të lumit Drin të Lezhës, por situate po monitorohet dhe deri tani nuk ka pasur nevojë për evakuim.

Në Shkodër pjesa e Obotit, Oblikës, Bushatit për shkak të përqendrimit të shumë lumenjve në drejtim të derdhjes së Bunës dhe të liqenit të Shkodrës rritjet janë në nivele maksimale. Mund të themi që niveli në Lumin Drin kap kuotat 6.2 metër, ndërsa niveli maksimal është 7.5. Ndërsa për zonat e tjera është në varësi të prurjeve dhe kemi një stabilitet dhe kontroll të baseneve, pasi po monitorohen”, tha Çako.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu