Në Kosovë, sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës thuhet se vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet minus njeri deri në një gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12 deri në 14 gradë celsius.
Do të fryjë erë nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s.