Mosrespektimi i barazisë gjinore në Ekzekutiv mbetet sfidë për shumicën e komunave

0
7
Gjigandi

Barazia gjinore në qeveritë komunale deri më tani nuk është realizuar siҫ duhet. Në këtë aspekt përfaqësimi i gruas në Ekzekutivin lokal mbetet nën pragun prej 50%, edhe pse neni 6.8 i Ligjit Nr. 05/L-020 për Barazinë Gjinore në mënyrë specifike e rregullon këtë të drejtë.

Gjetjet e hulumtimit të realizuar nga EC Ma Ndryshe vënë në pah se komunat janë të dominuara nga burrat në pozitat e drejtuesve të dikasterëve lokalë, ku prej gjithsej 320 drejtorëve/eshave të emëruar/a në 30 komuna, 70% janë burra dhe 30% gra. Kёto të dhëna nuk ndryshojnё shumё krahasuar me vitin 2021, ku nga gjithsej 327 drejtorë/esha të emëruar/a, 74.31% prej të tyre ishin burra dhe 25.69% ishin gra.

Nga 30 komuna gjithsej, vetёm dy prej tyre kanё pёrmbushur kriterin pёr pёrfaqёsim tё barabartё (50/50), përkatësisht Komuna e Drenasit dhe Komuna e Hanit të Elezit.

Nё tё gjitha komunat tjera, njëjtë si vitin e kaluar kemi mosrespektim tё barazisё gjinore dhe kuotёs sё pёrfaqёsimit nё nivel lokal. Nё rastet ku kemi dukshёm njё numёr mё tё madh të burrave nё udhёheqёsi mund tё pёrmendim, komunёn e Klinёs dhe tё Fushё Kosovёs tё cilat kanё tё dyja nga 10 drejtori, 90% e e tyre janë të udhëhequra nga burrat dhe vetёm nga 10% e tyre udhёhiqen nga gratё. Njëjtё ndodhё edhe me komunёn e Rahovecit, Malishevёs dhe Podujevёs tё cilat kanё nga 11 drejtori secila, ku 82% kanë udhёheqës burra e vetëm 18% kanё udhёheqёse gratё. Dukuria e njëjtë përsëritet edhe me komunёn e Dragashit, Istogut, Ferizajit, Shtimes, Lipjanit, Mitrovicёs sё Jugut, Deҫanit, Gjakovёs, Kaҫanikut, Skёnderajit, Shtёrpcёs, Vitisё, Mamushёs, Graҫanicёs, Vushtrrisё dhe Suharekёs tek të cilat numri i pёrfaqёsimit tё grave nё ekzekutiv sillet në përqindje të vogla.

Prishtina, Prizreni dhe Peja si tre komunat me numrin mё tё madh tё drejtorive, njëjtë si vitin që lam pas nuk e kanё respektuar përfaqësimin e barabartë gjinor; Prishtina ka 15 drejtori, 60% prej të cilave udhëhiqen nga burrat dhe 40% nga gratë; në Prizren nga 13 drejtori, 62% prej tyre udhёhiqen nga burrat dhe vetёm 38% nga gratё; dhe Peja nga 14 drejtori gjithsej 71% prej tyre i ka nёn udhёheqje tё burrave dhe vetёm 29% nga gratё.

Ndёrsa komunat si Mitrovica e Veriut, Leposaviҫi, Parteshi, Kllokoti, Zveҫani, Novobёrda, Ranilluga dhe Zubin Potoku nuk kanё pasur tё dhёna mbi kёto informacione në ueb faqet e tyre.

EC Ma Ndryshe i bën thirrje komunave dhe institucioneve tjera shtetërore për respektim tё ligjit pёr Barazi Gjinore dhe ta promovojnё konceptin e barazisë dhe mosdiskriminimit. EC gjithashtu inkurajon iniciativa për fushata dhe aktivitete sensibilizuese si dhe rekomandon sigurim të pjesëmarrjes së plotë dhe të barabartë të grave dhe burrave në të gjitha aspektet e jetës politike, ekonomiko-sociale, kulturore, arsimore dhe fushat tjera të përcaktuara me legjislacionin në fuqi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu