Mos ju rëntë fati të punoni me këto shenja, do t’jua vështirësojnë jetën

0
Mos ju rëntë fati të punoni me këto shenja, do t’jua vështirësojnë jetën
Gjigandi

Në cilëndo kompani apo organizatë që të punoni, të gjithë shpresojnë për një atmosferë të këndshme pune, por mbi të gjitha kërkojnë bashkëpunëtorë miqësorë që janë të aftë dhe të gatshëm të punojnë në grup.

Por njerëzit e disa shenjave të zodiakut, duket se nuk janë aspak bashkëpunues në vendin e punës dhe mund të kthehen në makth për kolegët e tyre.

Njihuni me shenjat e zodiakut që nuk janë aspak kolegë pozitivë:

Shigjetari

Shumë prej këtyre shenjave të zjarrit kalojnë vite duke mësuar dhe përmirësuar aftësitë e tyre profesionale. Kjo u shton pikë në një këndvshtrim të përgjithshëm, por qëndrimi i tyre personal është një çështje tjetër. Disa shigjetarë janë zakonisht dembelë dhe nuk prekin punë me dorë.

RonaTyra

Binjakët

Binjakët mund të jenë punëtori më i mirë kur ka stimuj për të fituar në zyrë. Por ata e kalojnë pjesën më të madhe të ditës duke u kënaqur me biseda dhe duke ndarë histori imagjinare të fëmijërisë tragjike, në mënyrë që të kalojnë kohën dhe të fitojnë simpatinë e kolegëve, të cilët më pas do të kishin më shumë gjasa të merrnin përsipër detyrat e tyre.

Ujori

Shumë prej tyre besojnë në punën me dinakëri dhe jo në shpenzimin e orëve të punës. Ata shpesh përpiqen t’ua delegojnë detyrat e tyre vartësve dhe kolegëve të tyre, në vend që të punojnë shumë.

Akrepi

Qasja e akrepit për ditën e tyre në zyrë është e ndryshme nga çdo shenjë tjetër. Ata mbështeten shumë te bashkëpunëtorët për të kryer detyrat e tyre të përditshme, por nëse të tjerët kanë nevojë për ndihmën e tyre, ata kanë një listë të gjatë me justifikime.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu