Pas fjalimit të gjatë ditën e sotme në Asamblenë e Partisë Socialiste të Edi Ramës, në të cilën ka prekur edhe aksionet e fundit të SPAK, ka reaguar edhe deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi.
Duke marrë shkas nga mbrojtja që Rama i bëri kandidati për kryetar të KED, Ardian Dvorani, për të cilin pati pengesa nga ana e SPAK, Luçiano Boçi kërkon që Rama duhet të flasë edhe për të shpallurit e tjerë ‘non-grata’, mes të cilëve Vangjush Dako, ish Kryetar i Bashkisë Durrës.
Madje thekson që edhe ai vëtë duhet të hetohet nga SPAK pasi është i përfshirë në aferën e inceneratorëve.
Reagimi i Luçiano Boçit
Po ky “i përndershmi” dhe “i virgjëri” KryeM. i inceneratorëve dhe i korrupsionit të ulëritur nga DASH në disa raporte rresht, pse nuk kërkon nga SPAK-u të hetojë mikun e tij “non grata” që e merr në mbrojtje, me gojën e tij “të larë” në çdo studio televizive, GJUSHIN e famshëm?!
Po vetë pse trembet të shkojë para SPAK, kur është kapur me incenerator në dorë?!
Apo topin (DREJTËSINË) e kam unë,
penalltinē (PENALITETIN) e gjuaj vetë!!!?