Ish-Missi dhe këngëtarja e njohur, Morena Taraku ndonëse ka kohë që nuk ka lansuar një projekt të ri ajo po u qëndron afër fansave me postime të ndryshme në rrjetet sociale.
Edhe së fundmi, Morena postoi disa imazhe në të cilat vuri në fokus linjat e saj joshëse të trupit, e që nuk kaluan pa vëmendje.
28-vjeçarja pozoi në disa imazhe në të cilat shihet e veshur me një trupore me printe gjarpri, të cilën e kombinoi me taka të larta të tejdukshme dhe makijazh të lehtë.
Foto: Morena Taraku/Instagram
Veshja plot stil ia theksonte në mënyrë perfekte format e saj trupore për të cilat njihet dhe komentohet vazhdimisht.
Fotosesioni i ri i Morenës mori pëlqime dhe komente pozitive nga ana e miqve dhe fansave të saj të shumtë.
Foto: Morena Taraku/Instagram
Modelja ndërkaq përveç imazheve dhe angazhimeve në biznesin e saj në Stamboll, ka kohë që nuk ka lansuar një këngë të re, e fundit mbetet bashkëpunimi me reperin Fero “Money”. /
abc24.al/