Mjalti, ëmbëlsirat janë luks për qytetarët/ Tabaku për çmimet: Inflacioni është i lartë! Qeveria të japë përgjigje për…

0
Gjigandi

Deputetja, Jorida Tabaku ka folur këtë të enjte në Kuvend në lidhje me çmimet e rritura në vend.

Tabaku tha se qeveria nuk jep përgjigje në lidhje me inflacaionin dhe se Autoritetit i Konkurrencës ka kryer prej dy vitesh hetime në lidhje me karburantet por ende pa asnjë masë dhe gjobë.

“Fjalimet e kolegëve janë totalisht jashtë realitetit, janë kaq larg me gjithçka po ndodh me familjet bizneset, konsumet. Kemi një inflacion të lartë, por kemi një rritje ekonomike të ulët. Edhe dje raporti i fundit të BB tha të njëjtën gjë. Çmimet janë rritur…Mjalti, ëmbëlsirat janë luks për qytetarët., qershia mbi tortë është çmimi i karburanteve.  A e dini çfarë po ndodh sot me familje shqiptare si rezultat i rritjes së çmimeve?  Lideri mori masa që e ndihmuan ekonominë të dalë nga kriza, kjo nuk është e vërtetë. Qeveria shqiptare ka paketën më të ulët të ndihmës. Ka një rritje të jashtëzakonshme çmimesh. Ndikon edhe lufta, këtë e pranoj edhe unë.

Ka një hetim Autoritetit i Konkurrencës për karburantet, çfarë po ndodh? Ka dy vite që bën hetim pa asnjë masë dhe gjobë. Autoriteti i konkurrencës nuk kthen dot përgjigje se çfarë po ndodh? Askush nga qeveria nuk jep përgjigje, sepse këtu flasin për gjëra madhore, për nisma rajonale”, tha Tabaku, duke shtuar: Para 3 muajsh dolën për të kontrolluar bizneset, por çfarë po ndodh sot me tregun e karburanteve në Shqipërisë. Këto çmime do të kishin shqetësuar këto, përveçse këtë qeveri”, tha ajo.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu