Misioni i vështirë i Policisë Rrugore/ Të mësojnë shoferët me rregullat që autoshkollat “harruan”

0
Gjigandi

Prej disa muajsh policia Rrugore  ka nisur një aksion në mbarë vendin ku përtej shkeljeve që duhet të mbikëqyrë që lidhen me parakalimin e gabuar dhe rregullimin e trafikut, tashmë janë detyruar të marrin masa për drejtuesit e mjeteve për shkelje të rregullave, të cilat janë baza kur një individ kryen kursin e patentës.

Shprehi në rrugë dhe shkelje të tilla bëhen burim aksidenti dhe  kërcënojnë jetën e qytetarëve, për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë,  Policia ka zbritur në terren për ti mësuar shoferëve  ato rregulla që  auto shkolla duhet t’ju kishte nxënë.

Nga vëzhgimi kryer, Policia rrugore  ka pikasur mjete që nuk kanë mbajtur korsinë e duhur, ndryshim i drejtimit apo i korsisë ose manovra të tjera.

Të gjithë këta qytetarë janë përballur me gjobitje deri në 3000 mijë lekë  në bazë të nenit 193/2.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu