Ministrja e Ramës bën gafën: Fajin për daljen e tezës së maturës e ka teknologjia e përparuar

0
31
Gjigandi

Akuzave për daljen e tezave të provimeve të maturës, ministrja e Arsimit iu përgjigj me një gafë, teksa bëri ”fajtor” teknologjinë e përparuar, duke shmangur përgjegjësitë e institucionit që drejton.

Gjithashtu ajo tha se testet kanë qenë të përgatitura me përgjegjshmëri, brenda programit dhe me nivele vështirësie.

“Dua tu përgjigjem disa nga kolegëve të opozitës. do ta nis me kolegun Dule që tha ministret stolisin kolltuqet ministrore. është e disata herë që përdoren shprehje seksiste kur nuk kanë argumente të tjera. E mira është të kërkohet ndjesë por zoti Dule e di vetë se çbën.

Së dyti u ngritën akuza për maturën shtetërore, këtë vit më shumë se kurrë jemi angazhuar jo vetëm në Ministrinë e Arsimit por në të gjitha institucionet arsimore.

Është punuar që në shtator më pas kemi zhvilluar takime e trajnime me mësuesit e maturantët. Testet janë hartuar nga mësuesit më të mirë me përvojë të gjatë, teste brenda programit dhe pa gabime. Respektonin nivelet e vështirësisë. Nuk mund të jenë testet shumë të thjeshtë, sepse nëse janë penalizohen maturantët e mirë.

Testet janë hartuar me përgjegjësinë më të lartë. Ju hidhni akuza pse u korrigjuan gjatë natës. Jemi mësuar të punojmë ditë e natë.

Ju duhet të ishit të pakënaqur nëse do të ndodhte e kundërta. Dalja e tezës, nuk jemi krenarë që pani nis provimi del testi. kjo nuk është mirë por ne në fakt kemi 31 mijë maturantë dhe 7 mijë mësues të angazhuar në proces. Kemi marrë të gjitha masat por teknologjia është përmirësuar dhe është e vështirë që në kaq shumë të mos shpëtojë ndonjëri”, tha Kushi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu