Mbi 115 mijë shërbime konsullore online për shtetasit jashtë vendit janë ofruar nga qeveria shqiptare. Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka ka publikuar shifrat.
“🗃️ Nga 1️⃣ Janar 2022 MEPJ ka ofruar 115.873 shërbime konsullore online për shtetasit që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit 🗺️.
✅Gjithashtu është realizuar me sukses:
📌Projekti ishujt në Greqi (me 1182 shërbime të ofruara për ishujt Rodos dhe Kretë dhe rrethinat e tyre);
📌Projekti i aplikimit në kushte shtëpie dhe spitali për Milanon, Barin, Nju Jork dhe Selanik;
📌Ditët konsullore në Irlandë ofruar nga Ambasada jonë në Londër;
🗂️ Janar- Shtator 2022 pranë MEPJ janë proceduar 479.532 dokumente me vule apostile dhe legalizim”.