Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka vizituar failjen e dëshmorit, Musli Imeri nga Kamenica.
“Musli Imeri, ra heroikisht në mbrojtje të popullit dhe tokës së Republikës së Kosovës. Ai nuk kërkoi asgjë, por sakrifikoi gjithçka, kjo ishte rruga e vetme për të arritur deri tek liria”,
ka shkruar ai.
Postimi në Facebook:
Vizitë familjes së dëshmorit, Musli Imeri nga Komuna e Kamenicës.
Gatishmëria për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte e pranishme tek shumë e shumë qytetarë të Kosovës, të cilët me gjithçka që kishin, ishin vënë në shërbim të atdheut.
Lufta fitohet nga bindja e besimi i ushtarëve. Musliu ishte njëri nga ushtarët me bindje të thellë e me besim të fortë në fitore, e cila sillte lirinë e atdheut. Nganjëherë mungonte armatimi, por guximi e trimëria ishin të pranishme gjithmonë.
Musli Imeri, ra heroikisht në mbrojtje të popullit dhe tokës së Republikës së Kosovës. Ai nuk kërkoi asgjë, por sakrifikoi gjithçka, kjo ishte rruga e vetme për të arritur deri tek liria.
Nderimi e lavdia, ju takon përjetësisht!