Ministri Krasniqi dhe Ministri Frej bënë homazhe te Pllaka Përkujtimore e Hebrenjeve

0
Ministri Krasniqi dhe Ministri Frej bënë homazhe te Pllaka Përkujtimore e Hebrenjeve
Gjigandi

Në vazhdën e ditës së dytë shtetërore të Ministrit për Bashkëpunim Regjional të shtetit të Israelit, z. Frej së bashku me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Krasniqi filluan ditën me homazhe te Pllaka Përkujtimore për Hebrenjtë në oborrin e Qeverisë duke vënë kurora lulesh.

Ndërsa në takimin bilateral, Ministri Krasniqi dhe Ministri Frej konfirmuan vullnetin, për konkretizimin e hapave drejt realizimit të interesave të përbashkëta, bashkëpunim i cili hap një epokë të re të zhvillimit mes dy shteteve.

Delegacioni i shtetit të Israelit, gjithashtu ka qenë i përfaqësuar nga kryetarë komunash ku edhe është vënë theks i veçantë në binjakëzimin e komunave të Kosovës me qytetet e Shtetit të Izraelit, në fushën e kulturës, arsimit, zhvillimit ekonomik lokal dhe shkëmbimit të përvojave me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të komunave.

Takimi ka përfunduar me konferencë për media nga dy Ministrat.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu