Ministri i administrimit të situatës me CoVid-19 letër BE: Prodhojini maskat në Shqipëri….

0
55
blank
Gjigandi

Arben Ahemtaj  ministri i ngarkuar me detyrën e administrimit të situatës së COVID-19 në Shqipëri me anë  të  një  letre zyrtare drejtuar ministrave të Ekonomisë në Bashkimin Evropian dhe  në  Ballkanin Perëndimor ka bërë  thirrje që  maskat mbrojtëse dhe veshjet e specializuara për mjekët, policët e ushtarët t’i prodhojnë në fasoneritë  që  operojnë  në  vendin tonë .

Këtë  letër Ahmetaj e ka bërë  publike në  Facebook ku ndër të  tjera shprehet se kompanitë shqiptare të fasonit kanë ndërprerë kontratat me porositësit dhe mund ta orientojnë prodhimin drejt veshjeve të specializuara.
Sipas Ahmetaj kjo do lehtësonte sektorin e fasonëve në Shqipëri ndërsa nga ana tjetër do plotësonte nevojat për pajisje mbrojtëse ndaj COVID-19.
Letra e Ahmetajt drejtuar BE:
Në vazhdën e nismave për mbështetjen e sektorëve të ekonomisë të afektuar si pasojë e COVID-19, i jam drejtuar me një letër zyrtare Ministrave të Ekonomisë të vendeve të rajonit e BE, për të konsideruar mundësinë e bashkëpunimit me kompanitë fason në Shqipëri, për prodhimin e veshjeve të specializuara në mjekësi dhe uniformave të policisë e ushtrisë.
Kompanitë shqiptare të fasonit, në kushtet kur kontratat e mëparshme me porositësit janë ngadalësuar apo në disa raste ndërprerë, kanë përshtatur ciklin e prodhimit me situatën aktuale, për ta orientuar prodhimin drejt veshjeve dhe këpucëve për mjekët, policinë, ushtrinë dhe gjithë forcat që sot luftojnë në vijën e parë të betejës me armikun e padukshëm.
Bashkëpunimi me vendet partnere, nga njëra anë i jep një frymëmarrje jetike sektorit duke mundësuar vijimin e aktivitetit, dhe nga ana tjetër furnizon nevojat e shteteve që në këtë periudhë shkojnë përtej kapaciteteve të tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu