Miley Cyrus ka vulosur thashethemet se është në lidhje me muzikantin Maxx Morando me një puthje të zjarrtë.
Dyshja u panë në një dalje të enjten teksa qëndronin në një trotuar në West Hollywood në fotot e siguruara nga
E! News
.
Këngëtarja e “Wrecking Ball” është parë duke mbështjellë duart rreth Morandos teksa ata putheshin me pasion.
Foto: E!News
Cyrus, 29 vjeçe dhe bateristi i “Liily”, 23 vjeç, ndezën për herë të parë thashethemet për romancë në nëntor 2021.
Derisa marrëdhënia e yllit të “Midnight Sky” me Morandon është në fillim, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për prindërit e Cyrus, të cilët bënë kërkesën për divorc për herë të tretë.
Të dhënat e gjykatës të marra nga
Page Six
treguan se Tish Cyrus dorëzoi dokumentet për t’u ndarë nga Billy Ray Cyrus më 6 prill pas 29 vitesh martesë.
Miley Cyrus dhe Maxx (Foto: Getty Images)
Dyshja parashtroi kërkesën për divorc në 2010 dhe 2013, por hoqën dorë në të dyja rastet.
Të njëjtit përveç Miley ndajnë edhe katër fëmijë të tjerë bashkë: Brandi, Trace, Braison dhe Noah.
Këngëtarja në anën tjetër ishte e martuar me Liam Hemsworth nga viti 2018 deri në vitin 2020 dhe për herë të fundit pati një romancë publike me Cody Simpson.
/abc24.al/
Maxx Morando dhe Miley Cyrus (Foto: Getty Images)