Milani mban fort portierin

0
Gjigandi

Një prekje me majën e gishtave sa për ta dërguar topin në shtyllën e brendshme dhe për të shpëtuar portën e Milanit, edhe pse në fund nuk vleu duke qenë se Juventusi kualifikimin e arriti me barazimin 1-1 në “San Siro”.

Megjithatë, Gianluigi Donnarumma vazhdon të mbetet “top player” i vetëm te Milani dhe ai portier fenomen i dashuruar me fanellën kuqezi dhe që do të donte të vazhdonte edhe shumë vite të tjera duke mbrojtur portën e “Djallit”.

Jo më kot, klubi dhe administrator Gazidis po përgatisin ofertën për rinovim deri në vitin 2023. Bëhet fjalë, sipas asaj që mëson Gazzetta dello Sport, për dy vite të tjera kontratë (I skadon në 2021) me 5.5 mln euro në sezon plus bonuse të arritshme lehtësisht dhe një projekt ambicjoz.

Agjenti Raiola e di se pas pandemisë vështirë që një klub të investojë 50 mln euro për një portier dhe mund të zbutet në kërkesat e tij. Në anën tjetër, Donnarumma është i lumtur në Milano, edhe pse durimi ka një kufi dhe nëse Milani nuk rinis vërtet të kthehehet në elitë, vështirë se do të mund të vazhdojë të ketë vetëm ndjenja dhe dashuri ndaj kësaj fanelle.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu