Milani jep lajmin e hidhur për Ibrahimovic, karriera e mbyllur tashmë?!

0
Milani jep lajmin e hidhur për Ibrahimovic, karriera e mbyllur tashmë?!
Gjigandi

Zlatan Ibrahimovic përfundon “nën thikë”, nuk do të jetë në dispozicion për 7-8 muajt e ardhshëm. Për ta komunikuar këtë lajm ka menduar faqja zyrtare e Milanit. Klubi kuqezi ka konfirmuar zgjedhjen e sulmuesit suedez për t’iu nënshtruar operacionit për zgjidhjen e problemeve të gjurit.

Vetë Ibrahimovic, pasi festoi fitimin e titullit në stadiumin “Mapei”, zbuloi se duhej të operohej: “Duhet të ndihem mirë, të shohim se çfarë do të ndodhë”. Kjo është deklarata me të cilën Milani njoftoi operacionin, krejtësisht të suksesshëm të Zlatan Ibrahimovicit:

“AC Milan njofton se Zlatan Ibrahimovic u operua në gjurin e majtë nga Dr. Bertrand Sonnery-Cottet, në prani të menaxherit të kujdesit shëndetësor të klubit Stefano Mazzoni në spitalin “Jean Mermoz” në Lyon.

Artroskopia ishte planifikuar prej disa kohësh për ta zgjidhur përfundimisht paqëndrueshmërinë e kyçit përmes rikonstruksionit të ligamentit kruciat anterior, me përforcim anësor dhe riparimin e meniskut. Operacioni është krejtësisht i suksesshëm dhe prognoza e shërimit vlerësohet në 7-8 muaj”.

Me operacionin dhe rikuperimin e gjatë që do të përballet, me rikthimin në fushë që mund të vendoset nga fundi i vitit 2022 deri në fillim të vitit 2023, tani Ibrahimovic është në udhëkryq.

RonaTyra

Në fakt, kontrata me Milanin skadon në fund të qershorit dhe sulmuesi suedez, i cili do të shuajë 41 qirinj më 3 tetor, do të thirret për të bërë vlerësimet e nevojshme.

Nga njëra anë rinovimi i mundshëm me kuqezinjtë apo lamtumira për një aventurë të re; nga ana tjetër fantazma e një ndalese përfundimtare, me “këpucët e varura në gozhdë”. Vendimi përfundimtar do të merret në ditët apo javët në vijim, kur Ibra do ta komunikojë zgjedhjen e tij fillimisht me klubin dhe më pas me mediat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu