Meta: Llogaritë e rreme ruse po synojnë ukrainasit në mediat sociale

0
Meta: Llogaritë e rreme ruse po synojnë ukrainasit në mediat sociale
Gjigandi

Kompania e mediave sociale Meta, e cila zotëron Facebook, Instagram dhe WhatsApp, thotë se grupet pro-ruse kanë nisur fushata dezinformuese duke përdorur profile të rreme ose llogari të hakuara për të portretizuar Ukrainën si një “peng në duart perëndimore”.

Sipas mediave të huaja, Meta thotë se ka mbyllur llogaritë e rreme dhe ka bllokuar ndarjen e adresave të internetit që lidhen me faqet që përhapin lajme të rreme.

Këto grupe

“drejtojnë faqe interneti që paraqiten si subjekte të pavarura të lajmeve dhe krijojnë profile të rreme në platformat e mediave sociale, duke përfshirë Facebook, Instagram, Twitter, YouTube, Telegram dhe gjithashtu (rrjetet ruse) Odnoklassniki dhe VK”,

tha Meta në një postim në blog, duke theksuar se kjo kishte bllokuar një numër të madh llogarish false të lidhura me shtetin rus.

RonaTyra

“Në disa raste, ata përdorën fotografi të profilit të cilat ndoshta janë krijuar duke përdorur teknika të inteligjencës artificiale

“, thotë kompania.

Rrjeti i vogël i llogarive të rreme në Facebook dhe Instagram i zbuluar nga Meta synonte njerëz në Ukrainë dhe ndihmoi në përhapjen e informacionit të rremë në lidhje me përpjekjet e atij vendi për t’u mbrojtur kundër pushtimit rus. /

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu