Meta: Lidhja e Prizrenit mbetet vepër e gjallë frymëzuese për të gjitha kohërat

0
Meta: Lidhja e Prizrenit mbetet vepër e gjallë frymëzuese për të gjitha kohërat
Gjigandi

Presidenti e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, në 144 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, ka thënë se kjo mbetet një vepër e gjallë frymëzuese, për të gjitha kohërat.

Sipas Metës, kjo ngjarje e rëndësishme dhe e paharruar historike na kujtojnë gjithmonë rëndësinë e bashkimit rreth vlerave kombëtare, fuqizimit dhe lartësimit të arritjeve të deritanishme të Shqipërisë, Kosovës dhe mbarë shqiptarëve në rajon, për të mbrojtur të ardhmen tonë evropiane nga çdo ide që synon përçarjen mes nesh, prapambetjen dhe shpopullimin e trojeve shqiptare.

Postimi i plotë në Facebook:

Lidhja Shqiptare e Prizrenit mbetet një vepër e gjallë frymëzuese, për të gjitha kohërat, në përpjekjet e mëdha të shqiptarëve për mbrojtjen e identitetit dhe dinjitetit kombëtar, lirisë, pavarësisë dhe sovranitetit, si dhe për zgjerimin e hapësirave tona të të drejtave, demokracisë, integrimit europian dhe euro-atlantik.

Vizioni, aspiratat legjitime, fryma patriotike dhe ndjenjat më të larta të atdhedashurisë që evokon kjo ngjarje e rëndësishme dhe e paharruar historike na kujtojnë gjithmonë rëndësinë e bashkimit rreth vlerave kombëtare, fuqizimit dhe lartësimit të arritjeve të deritanishme të Shqipërisë, Kosovës dhe mbarë shqiptarëve në rajon, për të mbrojtur të ardhmen tonë europiane nga çdo ide që synon përçarjen mes nesh, prapambetjen dhe shpopullimin e trojeve shqiptare. /

RonaTyra

abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu