Mustafi mezi po e pret rikthimin e Premierligës.
17 qershori është caktuar si datë për rikthimin e Premierligës. Ndeshja Manchester City vs Arsenal pritet të jetë e para për rinisjen e sezonit të lënë në gjysmë për shkak të COVID-19.
Për këtë ndeshje, përmes një postimi në rrjetet sociale, mbrojtësi shqiptar i ‘Topçinjve’, Shkodran Mustafi, ka thënë se janë duke punuar shumë që të jenë të gatshëm për sfidat e mbetura të Premierligës.
“Duke punuar shumë për të qenë gati për rikthimin e Premierligës”, shkroi Mustafi në Facebook.
28 vjeçari ka bërë 18 paraqitje këtë edicion me Arsenalin, ka shënuar 1 gol.