Mesazhet e Messit

0
Gjigandi

Lionel Messi nuk është nga ata që flet shumë shpesh, por kur ai hap gojën, të gjithë dëgjojnë. Kapiteni i Barcelonës ka dalë me disa deklarata të forta për atë që ka ndodhur brenda dhe jashtë fushe këtë sezon në klubin katalanas. Dalja e parë e bujshme ishte ajo pas humbjes kundër Atletikos së Madridit në Superkupën e Spanjës në janar.

Argjentinasi doli në mbrojtje të trajnerit Ernesto Valverde dhe akuzoi gabimet naive të skuadrës që sollën humbjen e tyre. Jo shumë kohë më pas, Valverde u shkarkua dhe u zëvendësua me Kike Setienin. Menjëherë pas kësaj, “Pleshti” sulmoi Erik Abidalin në “Instagram” për një keqkuptim në lidhje me marrëdhënien e futbollistëve me Valverden. “Çdo njeri është përgjegjës për detyrat e tij dhe merr vendimet e tij”, lexonte postimi i numrit 10.

Përpara se pandemia e Koronavirusit të ndërpriste sezonin, Mesi fliste me rezerva për shanset e Barcelonës në Champions këtë sezon. Ai thoshte se nuk besonte se katalanasit mund të triumfonin me mënyrën se si po luanin me Setienin. Ato deklarata për stilin e lojës së tij nuk i lanë një shije të mirë trajnerit të ri.

Mënyra si u bënë shkurtimet e pagave ndaj lojtarëve të Barçës gjatë peri udhës së pandemisë nuk u kapërdi lehtë nga Mesi dhe shokët e tij. Në një deklaratë në “Instagram”, 33-vjeçari akuzonte klubin se i kishte vendosur lojtarët nën presion për të bërë diçka që ata nuk do ta bënin kurrë.

Pas reagimit të Setienit për komentet e stilit të tij të lojës nga Mesi, ky i fundit i lëshoi një tjetër shigjetë trajnerit të tij: “Çdo njeri ka opinionin e tij dhe ai është shumë i respektueshëm. Imi bazohet te fakti që unë kam pasur fatin të luaj në Champions çdo vit”. Dhe pas humbjes ndaj Osasunës në “Camp Nou” në javën e 37-të, Mesi tashmë ka prova për t’u qëndruar komenteve të tij të mëpërparshme.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu