Merret vendimi/ KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren Shpresa Beçaj

0
Gjigandi

Gjyqtarja e Apelit, Shpresa Beçaj është shkarkuar nga detyra. Vendimi është marrë ditën e sotme nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Gjyqtarja e Apelit nuk ishte e pranishme në seancë, i pranishëm ishte vetëm avokati, Julian Mërtiri.
Më parë Shpresa Beçajt, iu shtynë dy seancat e vettingut pasi u sëmur duke dërguar raport mjekësor, ndërsa sot është shfaqur para trupës gjykuese me avokatin e saj.
Në seancën dëgjimore në datën 1 korrik, KPK theksoi se mos paraqitja e tre formularëve të figurës, pasurisë dhe aftësive profesionale e pengon KPK të kryejë kontrollin e Becaj, deri në 2013 në krye të Gjykatës së Lartë, por që më pas nuk u emërua nga Apeli si gjyqtare e Apelit. Beteja me KLD zgjati për pesë vitet në vazhdim kujtoi Shpresa Becaj që këmbëngul se me mbylljen e afatit për dorëzimin e dokumenteve të vettingut në janar 2017, ajo nuk ishte ende gjyqtare në detyrë.
Dhe pikërisht, mos dorëzimi I tre formularëve të vettingut është kthyer në kalin e betejës, ndonëse KPK deklaron se gjendet në pamundësi, Shpresa Becaj bën fajtore KLD e atëhershme.
Beçaj në 2004-2013 ka qenë anëtare e gjykatës së Lartë. Në 17 shkurt 2020 DSIK bëri me dije se Becaj nuk ka dorëzuar deklaratën për kontrollin e figurës.
Në 24 shkurt 2020 KLGJ i ka thënë Komisionit që nuk rezulton që të ishin dorëzuar formularët e kërkuar nga Shpresa Becaj.
Njëkohësisht, KLGJ njofton se kur hyri në fuqi ligji për rivlerësimin kalimtar ajo nuk ishte në funksionin e gjyqtares.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu