Merr me qira ambientin për bar kafe, e kthen në shtëpi funerali. Ambienti ngjitur me banesat.

0
Merr me qira ambientin për bar kafe, e kthen në shtëpi funerali. Ambienti ngjitur me banesat.
Gjigandi

Shtepitë funerale duket se është biznesi më i përhapur kohet e fundit.Këto shtëpi janë ambjentet ku kryhen kundrejt pagesës ceremonitë mortore para përcielljes për në banesën e fundit të personat që ndahen nga jeta.

Askush nuk ndalon hapjen e këtyre shtëpive të funeralit në zona të banuara edhe pse është nje vendim qeverie në fuqi që ndalon funskionimin e këtyre bizneseve në godina banimi dhe në vende të dukshme për publikun.

Po të vëzhgojmë me kujdes në rrugët kryesore në qytete dhe jo vetëm, kushdo që posedon një agjenci për shërbime funerale, mundet që lehtësisht përmes niptit të agjencisë të hapë bashkangjitur edhe një “Shtëpi Funerali” pa marrë parasyshë kriterin kryesor vendin se ku duhet të zhvillohet ky lloj aktiviteti, për t’mos sjellë kështu shqetësime tek banorët e komunitetit përreth. Kristina një banore në zonën e Astir-it Tiranë, ka kërkuar ndihmën e emisionit “Fiks Fare” pasi fqinji pranë shtëpisë së saj kërkonë të zhvillojë një biznes “Shtëpi Funerali”.

Deoncuesja thotë se , admnistratori i agjencisë në takimet e para e ka gënjyer duke i thënë se ky ambjent do të shfrytëzohet për bar-kafe. Pak kohë më pas denoncuesja kupton se punimet në këtë godinë po bëheshin për Shtëpi Funerali dhe nuk mund ta leonte, pasi subjekti është shumë pranë shtëpisë së zonjes dhe sipas saj nuk ka përse të përjetojë emocionet mortore të personave të ndryshëm. Denoncuesja shprehet se nga ky konflikt fëmijët i kanë thënë se nëse zotëria i agjencisë funerale këtë pronë do ta kthejë në shtëpi funerali ne do të largohemi nga shtëpia.

Ne bisedime me denincuesen e Fiks Fare pronari i Agjencise Sulejman Habibi thotë se ky ambjent do te behet bar-kafe dhe nuk ka ende nje licence per kete lloj biznesi.
Ne takim me gazetaret ai pranon se te gjitha nderhyrjet ne strukturen e brendshme te godines po behen per ta pershtatur ne shtepi funerali, por denoncueses nuk i ka treguar te verteten me friken se ajo nuk do ta lejonte.
Pas një kërkese për informacion drejtuar Agjencisë së Shërbimeve Funerale Tiranë në lidhje me këtë problematikë, si përgjigje nga ky institucion na u tha se në bazë të vendimit të qeverise me nr. 711, datë 29.10.2014, “Për administrimin e shërbimit të varrimit” neni 39 percakton qarte se ky byznes nuk mund të hapet në godina banimi dhe në vende të dukshme për publikun dhe si rrjedhojë në këtë ligj nuk ka asnjë përcaktim në lidhje me kufizimet e Shtëpive Funerale për funksionimin dhe kushtet që duhet të plotësojë ky lloj subjekti.

RonaTyra

Ndaj Agjencia e Shërbimeve Funerale të Kryeqytetit duke ju referuar akteve ligjore dhe nënligjore që janë në fuqi sqaron për Fiks Fare së është e pamundur të vijojë me trajtimin e këtij problemi. Gjithashtu u bëjnë me dije se po punohet për zgjidhjen e këtij fenomeni të shfaqur gjatë pandemisë Covid-19 dhe se shumë shpejt do të dorëzohet një draft propozimi në ministrinë përkatëse për të rregulluar kuadrin ligjor të këtij aktiviteti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu