Merkel thyen heshtjen: Nuk kam qenë kurrë naive ndaj Putin

0
Gjigandi

A mund të ishte parandaluar pushtimi rus i Ukrainës? Angela Merkel e mendon shpesh këtë pyetje.

Duke pushuar në shtëpinë e saj në Brandenburg, apo pushime në Itali. Kështu I ka kaluar ish kancelarja Angela Merkel gjashtë muajt e fundit që kur ajo la detyrën e kancelares gjermane. Ajo kishte premtuar se do të pushonte e nuk do pranonte asnjë ftesë ndërsa kishte thënë se do shohim kur do paraqitem. Dhe në fakt të martën në mbrëmje ajo u shfaq e hapur për cdo pyetje që në fakt kishin lidhje me luftën që Rusia po bën me Ukrainën dhe nëse ish kancelarja mendonte se kishte gabuar ndonjëherë në sjelljen e saj politike me presidentin Rus Vladimir Putin.

Dhe në fakt Merkel nuk sheh asnjë gabim në atë që ajo ka bërë në të shkuarën.

Në sallën madhështore të teatrit neo-barok të Ansamblit Berliner me ngjyrë  flori dhe kadife të kuqe, para rreth 700 spektatorëve dhe shumë përfaqësuesve të medias, ajo lejoi autorin dhe gazetarin Alexander Osang t’i bënte cdo pyetje.

Në ftesë thuhej se Merkel do të mbante një qëndrim për “çështjet sfiduese të kohës sonë”. Çfarë mund të jetë më sfiduese këto ditë sesa lufta e agresionit rus në Ukrainë dhe pasojat e saj? Dhe çfarë mund të jetë më emocionuese në një bisedë me Angela Merkelin sesa pyetja nëse, duke u kthyer prapa, sheh gabime gjatë kohës së saj në qeveri apo jo?

RonaTyra

“Sigurisht që e kisha imagjinuar ndryshe kohën pas mandatit tim. Më 24 shkurt ishte thjesht një pikë kthese.” Lufta e agresionit rus është një “sulm brutal që shkel ligjin ndërkombëtar, për të cilin nuk ka asnjë justifikim”, është shprehur ajo.

Duke parë prapa në drejtimin e saj 16-vjeçar, ish-kancelarja pyeti veten “A mund të kishte bërë më shumë për të parandaluar një tragjedi të tillë – sepse unë tashmë e konsideroj këtë situatë si një tragjedi të madhe”, tha ajo.

Më shumë ashpërsi ndaj Putinit?

Merkel pranoi se në vitin 2014, pas aneksimit rus të gadishullit të Krimesë, presidenti rus Vladimir Putin mund të ishte trajtuar më ashpër. Por nuk mund të thuhet se asgjë nuk u bë në atë kohë, theksoi ajo, duke iu referuar përjashtimit të Rusisë nga grupi G8 i vendeve kryesore industriale. Në atë kohë, NATO vendosi gjithashtu që çdo vend të shpenzonte dy për qind të prodhimit të brendshëm bruto për mbrojtje.

Merkel mbrojti gjithashtu se në vitin 2008 ajo kundërshtoi zgjerimin e NATO-s drejt lindjes për të përfshirë Ukrainën dhe Gjeorgjinë. Në atë kohë, Ukraina ishte një vend i sunduar nga oligarkë dhe nuk mund ta pranohej  në NATO”, tha ajo. Për më tepër, ishte e qartë në atë kohë se Putini nuk do të kishte pranuar anëtarësimin në NATO dhe se ai mund të “shkaktonte dëme të mëdha në Ukrainë”.

Gjatë drejtimit  të Merkelit, mbizotëronte besimi se Evropa do të ishte më mirë me Rusinë si partner sesa në një konfrontim me Kremlinin. Politikania e CDU-së Merkel, por edhe partneri i saj afatgjatë i koalicionit SPD, mbështeten në integrimin ekonomik, të kombinuar me shkëmbimin politik dhe kulturor. Përveç kësaj, gazi, nafta dhe qymyri nga Rusia ishin relativisht të lira, gjë që ishte një avantazh për ekonominë gjermane.

Çështja e qenit

A e ka nënvlerësuar personalisht kancelarja  presidentin rus Vladimir Putin? Vullneti i tij për pushtet, potenciali i tij për agresion? A nuk duhej paralajmëruar kur Putini e çoi në mënyrë provokative qenin e tij të madh në një takim në Soçi në vitin 2007, edhe pse dihej se Merkel kishte frikë nga qentë se mos e kafshonin?

Gjatë vizitës në Soçi, Putini i tha asaj se për të rënia e Bashkimit Sovjetik ishte gjëja më e keqe e shekullit të 20-të. “I thashë, e dini, për mua ishte rrethana më fatlume e jetës sime, sepse më lejoi të jem e lirë dhe më pas të bëj atë që më pëlqen”. Në atë moment ishte e qartë “se ka një disidencë të madhe dhe kjo disidencë ka vazhduar të zhvillohet”. Ish-kancelarja gjykoi se nuk ishte kurrë e mundur të përfundonte Lufta e Ftohtë me Rusinë.

Si të bashkëjetojmë me Rusinë?

Ajo kurrë nuk ishte naive. “Urrejtja e Putinit, armiqësia e Putinit – po, duhet thënë – armiqësia shkon kundër modelit demokratik perëndimor.” “Ju e dini se ai dëshiron të shkatërrojë Evropën, ai dëshiron të shkatërrojë Bashkimin Evropian sepse e sheh atë si një konkurente të NATO-s.

Është gjithashtu në interesin e Gjermanisë që të gjejë një “modus vivendi” me Rusinë – në mënyrë që të dy vendet të mund të bashkëjetojnë.

E gëzuar për fazën e re të jetës

Një gjë është shumë e qartë për Merkelin: parandalimi ushtarak është e vetmja gjuhë që Putini kupton. Kjo është arsyeja pse ajo është e lumtur që Bundesëehri tani është më i pajisur . “Tani jam shumë e lumtur që më në fund po vendosim, tani që e gjithë bota ka dronë të armatosur, që edhe ne do të blejmë disa.”

Biseda në Ansamblin Berliner zgjati një orë e gjysmë të mirë dhe nuk ishte vetëm për Rusinë dhe luftën në Ukrainë, por kryesisht për të. Angela Merkel dukej e relaksuar dhe në paqe me veten. Mos kandidimi përsëri në zgjedhje në 2021 ishte i vetmi vendim i duhur. “Kam 30 vjet që jam në politikë dhe kam pasur gjithmonë emërime, emërime, emërime dhe në fakt kam qenë shumë, shumë e lumtur dhe që atëherë besoj se mund ta përballoj shumë mirë këtë fazë të re të jetës sime dhe gjithashtu mund të jem shumë e lumtur. ” DW

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu