The Sun/ ISIS po masakron femijet ne kampin ku ndodhet 11 vjeçari Alvin – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Vazhdojnë të vijnë lajme jo të mira nga kampi i Al-Haëlit, aty ku ndodhet në pritje të riatdhesimit, djaloshi shqiptar, 11 vjeçar, Alvin Berisha. Raportet që vijnë nga mediat britanike janë të tmerrshme. “The Sun” shkruan se më tërheqjen e kurdëve dhe marrjen e tij nën kontroll nga ISIS-i, atje po masakrohen foshnje e rojet po digjen me benzinë. Gazeta prestigjoze shkruan ndër të tjera se anëtarët femra të së ashtëquajturës “policia e moralit” e shtetit islamik, Al-Hisbah, janë lëshuar në një fushatë terrori brenda kampit sirian duke zbatuar ligjet radikale të grupit terrorist mbi popullatën. Më shumë se 10 mijë banorë të këtij kampi janë të huaj, përfshirë dhe 30 fëmijë dhe gra shqiptare. Al-Hisbah thuhet të ketë urdhëruar sulme kundër rojeve. Ka djegur tenda si edhe ka futur kontrabandë armë ndërsa grupi i dhunshëm zotohet të rifillojë Xhihadin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu