Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional qendror dhe lokal, sot ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hysenin.
Mehaj ka shkruar në Facebook se me kryetarin Hyseni ndër të tjera diskutuan për nivelin e bashkëpunimit të deritashëm.
Ata vlerësuan nevojën për intensifikim të mëtejmë në fushat e interesit të përgjithshëm, me theks të veçantë në fushën e emergjencave dhe projekteve infrastrukturore me rëndësi jetike për qytetarët.
“Ministria e Mbrojtjes ka detyrim ligjor që me aftësitë dhe kapacitetet operacionale të FSK-së, të ofrojë mbështetjen ushtarake efektive autoriteteve civile qendrore dhe lokale, si dhe gjithë qytetarëve të vendit pa dallim”,
ka shkruar ai.