“Më kërcënoi me jetë”, i riu që u përlesh me drejtuesin e furgonit: Ishte drejtor policie, në rajon më dhunuan tre policë

0
Gjigandi

Një përleshje masive u regjistrua paraditen e sotme në zonën e Selitës në Tiranë.

JOQ Albania raportoi se shkak i sherrit mes dy drejtuesve të dy mjeteve dhe disa personave të tjerë, u bë një aksident i lehtë midis një furgoni dhe një makine.

Një dëshmitar nga vendngjarja tha për JOQ Albania se personat që lëviznin me furgon donin të godisnin drejtuesin e makinës, ndërsa konflikti u shua pas mbërritjes së përforcimeve nga policia, pasi dy efektivët që ndodheshin në vendngjarje, e kishin të pamundur për ta ndalur përleshjen masive.

Mbrëmjen e sotme, drejtuesi i njërit prej mjeteve ka dërguar një mesazh në redaksinë e JOQ Albania, ku tregon versionin e tij të ngjarjes.

Ai ka ngritur akuza të forta ndaj drejtuesit të mjetit që sipas tij e aksidentoi.

RonaTyra

Sipas tij, drejtuesi i furgonit ka qenë ish-drejtori i Policisë Doganore.

Qytetari shprehet se kur janë shoqëruar në rajonin e policisë, është dhunuar nga tre efektivë policie.

Ai thekson se pre e dhunës policore kanë rënë edhe babai me vëllain e tij.

Drejtuesi i mjetit tregon se pasi ndodhi aksidenti zbriti nga makina për t’u sqaruar njerëzisht, por shoferi tjetër, që sipas tij ka qenë ish-drejtor policie, e ofendoi për shkak të përkatësisë racore, si dhe e kërcënoi me jetë.

Në versionin e tij për ngjarjen, qytetari thekson se Policia Rrugore nuk erdhi pas përplasjes së automjeteve.

Më tej ai thotë se drejtuesi tjetër i mjetit erdhi në polici i pashoqëruar dhe me makinën e tij. Qytetari thekson se makina e tij nuk duhet të lëvizte nga vendngjarja pa u kryer procedurat përkatëse nga Policia Rrugore për të zbuluar fajtorin e aksidentit.

Ai vijon më tej akuzat e tij ndaj “ish-drejtorit të Policisë Doganore”, duke theksuar se ai i ka kërcënuar edhe në prani të inspektorit të policisë, i cili për shkak të njohjeve që kishte me të, nuk i fliste.

I riu shprehet se drejtuesi i furgonit doli nga komisariati në orën 13:10, ndërsa ai u mbajt deri në orën 19:00.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje jeta osht qef, jam nje nga ato djemt qe u zun me policin. Doja tju sjaroja se personi qe me kishte aksidentuar ka qen ish drejtori i policise se doganave edhe njihte shum njerez ne rajon. Dua te denoncoj faktin se na kan dhunuar 3 polica. Pasi shkuam ne rajon policet ushtruan dhun ndaj meje vellait dhe babit tim. Ne na aksidentoi nje makin. Un zbrita te sjarohem e ai me ofendoi per shkak se une jam rom edhe me tha se do ju vrisja. Ne ate moment u nxeh situata erdhi policia dhe pa na pyet fare nisen te na dhunonin ashtu sic shihej dhe ne videon qe publikut. As policia rrugore nuk erdhi fare per te par situaten e perplasjes se automjeteve. Ky zoteria erdhi i pashoqeruar nga policia, erdhi me makinen e vet. Makina nuk duhet te levizte pa matjet e te shikonte kush ishte fajtori. Ky eshte shteti jon. Edhe dicka. Ky zoteria na kercenonte edhe ne pranin e inspektorit te policis por nga njohja qe kishte me te ai nuk i thoshte gje. Pas procesverbalit ne na mbajten deri ne oren 19:10 kurse ai zoteria doli qe ne 1e 10 edhe pse fajtor por ky eshte shteti jon. Faleminderit nese e postoni

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu