Prokuroria ka thirrur sërish për tu paraqitur Marsida Qatjan, 31-vjeçaren nga Kavaja, në banesën e të cilës pak javë në parë u vra Dritan Hoxholli, nga polici i burgjeve Bernard Toçe, i cili mbeti i plagosur nga shkëmbimi i zjarrit. Kujtojmë se Qatja në një intervsitë të dhënë së fundmi, deklaroi se ngjarja ka ndodhur për prishje të pazareve të drogës. Në një intervistë për Tirananews.al, Marsida Qatja thotë se disa individë i kanë dhënë një shumë prej 20 milionë lekësh, në shenjë dëmshpërblimi për problemin që i kanë shkaktuar dhe në formë mirënjohjeje për faktin që ajo ka folur ashtu deri më tani. Marsida thotë se, me gjithë këtë ngjarje ajo ka marrëdhënie shumë të mira me bashkëshortin, i cili ndodhet në burg në Gjermani pikërisht për trafik droge. Marsida sqaron se megjithëse ajo ka marrë një mase sigurie “Detyrim paraqitje”, nga gjykata, ajo është e lirë të udhëtojë dhe se nëntori do të jetë një muaj me udhëtime, ku fillimisht do të shkojë në Gjermani, ku do të kërkojë një takim më bashkëshortin e saj në burg. Intervista Marsida çfarë ndihme keni marrë nga shteti pas ngjarjes së rëndë. Me the që ke marrë 20 milionë lekë, kush t’i ka dhënë ? Nuk mund t’i tregoj personat që mi kanë dhënë. Me ka dhënë bashkia më kanë dhënë edhe kështu individë. Janë individ që të kanë përkrahur ty? Jo, Jo. Janë individ që janë tamam për dëmshpërblim, që janë mbrojt nga unë, që kam mor fjalët përsipër, patjetër se po të kisha nxjerrë unë të vërtetën do ishin i grup në burg. Janë para që të janë dhënë ty për të mos folur, që ti si ke nxjerrë gjerat si duheshin? Po, jo unë nuk i kam nxjerrë vet, po që ato e dhanë në mënyrë mirënjohjeje. Ti kishe nevojë në fakt për ato para? Jo unë nuk kam nevojë, unë tani me datë 8 iki për Gjermani për Bruksel, do dal prapë me pushime, unë kam një agjenci udhëtimesh. Janë udhëtime pune? Jo do iki me pushime, unë iki gjithmonë me pushime, i kam edhe në Facebook këto, agjencinë e udhëtimit e vazhdojë mirë domethënë. Si i ke marrëdhëniet me bashkëshortin, do e takosh kur të shkosh atje? Po i kam shumë mirë punët, bashkëshorti është në Gjermani do iki a takoj, pastaj do rri 15 ditë atje për pushime, se e kam në burg burrin. Do ta takoj dhe kaloj shumë mirë me atë nuk ka prish asnjë lloj pune d.m.th me burrin. Është thënë në media se viktima, Haxholli dhe autori ngjarjes janë parë bashkë nëpër lokale, ç’ka tregon se njiheshin më herët, ke dijeni t’i? Po, patjetër njiheshin, të gjithë njiheshim ne. Përse ka ndodhur ngjarja e asaj nate për një histori rozë, apo diçka tjetër? Si mund të zihen apo të bëjnë ata një sherr apo debat ai për mua, ose unë që jam me dike tjetër aty, kur mua për pesë muaj më del buri im. Unë nuk isha një vajzë beqare që ai po pretendonte t’u martonte me mua dhe mund t’i gjuante dikujt se mund të bëhej xheloz. Ai do vriste këtë. Ok, po pas pesë muajsh çfarë do bënte do vriste burrin tim?! Këto janë debate, është logjike Për çfarë u bë? Ata kanë pasur debate e tyre. Po përse ndodhi ngjarja për pazare droge? Besoj se po, se ça tjetër do kishin. Ti ke qenë në dijeni…ishe në dijeni që kishin pazare droge? Unë kam qenë në dijeni, unë kam punuar vetë me ta. Ti ke punuar me ato? Po, po edhe burri im prandaj s’ka prish asnjë lloj kontakti me mua se i di punët që u boshin. Po të kishte qenë një lidhje dashurie nuk u shprehte burri im kaq ëmbël me mua. Burri im është në dijeni të vërtetës. Ju keni qenë të katërt të lidhur, viktima autori, ti dhe bashkëshorti yt, keni qenë si klan? Po, po burri im është i dënuar për 6 kile kokainë. Burri yt ka qenë në rrjet me këta persona? Po mi po, njihen të gjithë. Domethënë logjike është që përderisa burri im nuk ka prishur asnjë lloj marrëdhënie me mua, i bie që diçka e di më saktë seç dinë njerëzit, se si mund të ishte ai kaq i qetë dhe i dashurum që thotë zemër do dal unë se unë i kam publiku mesazhet, “ti je fryma ime”, “ti je jeta”, “je gjithçka e imja”, “s’jetoj dot pa ty”. Si mund ta bënte ai këtë kur ai nuk është në dijeni përshembull çfarë marrëdhënie është këtu. Më saktë t’i e dije pse erdhi konflikti në atë kohë? Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!