Me “Akademi Mirënjohjeje” përkujtohen dëshmorët Gafurr e Driton Loku

0
Me “Akademi Mirënjohjeje” përkujtohen dëshmorët Gafurr e Driton Loku
Gjigandi

Përfaqësues të Komunës së Hanit të Elezit, Institucioneve Publike, Familje të dëshmorëve, Anëtarë nga familja e dëshmorëve Gafurr e Driton Loku, Veteranë dhe invalid të UÇK-së, ish të burgosur politik, përfaqësues nga Shoqëria Lëvizja e shumë pjesmarrës tjerë, me “Akademi Mirnjohjeje” ” përkujtuan Dëshmorët e Atdheut, Gafurr e Driton Loku.

Ky aktivitet përkujtimor filloi me homazhë dhe vendosje të luleve pranë pllakës përkujtimore në vendin e rënjes së Dëshmorëve në fshatin Paldenicë për të vazhduar me homazhe në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Puset e Nikës.

Duke përshëndetur të pranishmit, këtë ngjarje përkujtimore e hapi Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi.

Ai tha se sot po shënojmë 23 vjetorin e vrasjes së dëshmorëve Gafurr e Driton Loku, të cilët u vranë më 21 shkurt 1999 në fshatin Paldenicë nga pushtuesi serb. Ishte një ngjarje e rëndë kjo, jo vetëm për komunën e Hani të Elezit, por edhe më gjërë. Ishte vrasje e një patrioti që për mision kishte çlirimin e atdheut.

Si sot, i kujtojmë ato ditë të rënda, sepse ishin të vështira dhe Kosova ishte nën një terror të papërshkrueshëm serb. Gafurri, jo vetëm që u vra bashkë me të birin e tij, por pushtuesi serb, pengonte edhe njerzit që të merrnin pjesë në varrimin e tyre. Përkundër kësaj vrasje, dhe përkundër këtij bllokimi që popullata të mos merr pjesë në varrim, njerzit gjetën rrugë eshtigje dhe me 24 shkurt 1999, populli i nderoi bijtë e tij me një pjesëmarrje masovike.

RonaTyra

Vrasja e Gafurr Lokut dhe djalit të tij 20 vjecar Dritonit, ishte e organizuar nga shteti serb. Qëllimi i parë ishte ekzekutimi i bijëve më të mirë të këtij populli dhetjetra për të futur frikë e terror si dhe për dëbimin e dhunshëm të popullatës nga trojet e tyre. Krahas kësaj, në planet luftarake pushtuese serbe, ishte bërë edhe planifikimi i sulmit mbi Puset e Nikës dhe shpartallimin e UÇK-së, e cila edhe në fakt ndodhi më 26 shkurt 1999 ku në ballafaqim me forcat policore-ushtarake serbe, pjesëtarët e UÇK-së shkrepën pushkët e para çlirimtare dhe nga kjo datë filluan edhe betejat për liri të cilat do të vazhdojnë deri më 11 qershor 1999, ku përfundimisht edhe çlirohet kjo trevë.

Pra, vrasja e Gafurr e Driton Lokut, ngërthen në vete 21 edhe 26 shkurtin si ngjarje të shënuara për komunën tonë, sepse janë të ndërlidhura njëra me tjetrën.Vrasja e Gafurr Lokut ishte sinjali i qartë se sulmi do të ndodhë edhe ndaj UÇK-së. Kur themi të ndërlidhura, mbështetemi edhe në faktet tjera, sidomos në pozicionimin e atyre ditëve të forcave policore-ushtarake, si në kazermë,fabrika e okiporti te “Kosova-plasti”, mbi shtëpinë e Gafurrit dhe sidomos në “Kashan”, e krejt kjo don të thotë se sulmi ishte i organizuar dhe i skenuar nga shteti serb.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu