Me 20 kallëpe tritoli dhe kapsolla në çantë, për kë ishte kërcënimi?

0
Gjigandi

Një 51-vjeçar, Ndue Malqi është arrestuar nga policia pasi në vendin e quajtur Ura e Gjoles i janë gjetur në çantë 20 kallëpe tritol dhe 2 kapsolla që shërbenin për ndezje.

“Në afërsi të Urës së Gjolës, është lokalizuar dhe arrestuar në flagrancë shtetasi N. M., 51 vjeç, banues në Kurbin, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjatë kontrollit të çantës së shtetasit N. M., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 20 kallëpe me lëndë të dyshuar plasëse tritol dhe 2 kapsolla detonatore me përcjellës elektrik,” ka njoftuar policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu